Tuesday, 19. May 2026
Sport

Përballja në Kupë ndaj një kundërshtari modest, trajneri i Chelseat: Kujdes maksimal

GS 23/09/2024 1 Min. Lesezeit

Chelsea sfidon Barrow të martën në orën 20.45, në ndeshjen që do shkojë për llogari të EFL Cup.

Në prag të kësaj ndeshje, ka dalë në konferencë, trajneri i Bluve të Londrës, Maresca.

“Ndeshje e rrezikshme sepse futbolli është i mbushur me këto sfida  të lehta në letër. Për momentin, është ndeshja më e keqe e mundshme për ne. Duhet ta marrim seriozisht rivalin.

Nuk mund të përballojmë një humbje të mundshme. Për ne, rezultati është gjithmonë i rëndësishëm” – tha Maresca para takimit me ekipin modest.

Teilen: