Pavarësisht se mund të arrinim një fitore të madhe, “Legjionarët” e Kombëtares soën u mjaftuan me barazimin 2 me 2, ndaj një përfaqësuesje të madhe si Kroacia, duke siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe shpresojmë të mos jetë e fundit, teksa në sfidën e radhës do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës.
Mirëpo, përveç faktit se arritën një barazim ndaj një skaudre të kalibrit botëror dhe luftuam deri në fund, si të barabartë me këta të fundit, sfida e dytë e Kombëtares në Euro 2024, mund të konsiderohet si nga ato ndeshje që rrallë shihet në historinë e futbollit, e për të qenë më ekzsakt një ndeshje e tillë, nuk shihej që në vitin 2004, të paktën sa i përke një Kampionati Evropian.
Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, sfida e sotme kishte regjistruar 17 tentativa në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë dhe që prej kohës, kur statistikë filloi të regjistrohej në vitin 1980, vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të “Kuqezinjve”, teksa bëhet fjalë për një përballje në fazën e grupeve të Euro 2004, mes “Tre Luanëve” të Anglisë dhe Kroacisë, ndeshje në të cilën u regjistruan plot 22 goditje në portë, nga të dyja skuadrat. /i.m /abcnews.al
Statistikat e OPTA: