• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përballjet e fundit të kësaj jave, Teuta udhëton drejt Korçës, Vllaznia “përplaset” me Laçin në “Loro Boriçi”

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Do të zhvillohen këtë të premte, dy përballjet e fundit, të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore, ku paydshim nuk pritet asgjë më pak se spektakli dhe përballjet e luftuara mes 4 klubeve, të mbetura në garë për këtë javë.

Kështu, “Ujqërit e Dëborës”, së Skëndërbeut do të presin në “Stadiumin e Korçës”, “durrsakët” e Teutës, në një përballje ku nga të dyja skuadrat kërkojnë vetëm e vetëm 3 pikë, për të filluar shkëputjen nga zona e ftohtë e kategorisë.

Skënderbeu kërkon fitoren pas 4 sfidash, ku në total ka regjistruar 2 barazime e 2 humbje, ndërsa Teuta e Edi Martinit lufton për 3 pikët, për të “shpëtuar” nga vendi i fundit në tabelës, teksa deri më tani ka arritur të grumbullojë vetëm 13 pikë, në 11 javët e para të këtij edicioni të Kategorisë Superiore.

Në krahun tjetër, “kuqeblutë” e Qatip Osmanit do të presin në “Loro Boriçi”, “bardhezinjtë” e Mirel Josës, në një “derbi veriu”, me Vllazninë e Laçin, që si zakonisht premtojnë një përballje plot grintë e “luftë” në fushën e blertë.

Të dyja skuadrat vijnë nga një seri negative përballjesh, me “shkodranët”, që kanë humbur 2 dhe kanë barazuar 1 përballje, nga 3 të fundit, ndërsa “kurbinasit” nuk njohin fitoren prej 4 sfidash, duke barazuar 2 e humbur 2 të tilla, duke e kthyer 3 pikësh, në sfidën e kësaj të premteje, në objektivin kryesor, në “mitikun” e Shkodrës, “Loro Boriçi”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Mujanoviq hedh kritika mbi Davis Cup për himnin e ekstremit të djathtë serb

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.