Tuesday, 17. February 2026
Sport

Përcaktohet kalendari i “Abissnet Superiore” për dy javët e ardhshme dhe oraret për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për dy javët e ardhshme, nga java e 25-të deri në javën e 27-të si dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale të kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Java e 25-të do të luhet e ndarë në tre ditë, më 20, 21 dhe 22 shkurt. Sakaq, më 27 dhe 28 shkurt do të zhvillohet java e 26-të e kampionatit.

Më 4 mars do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve:

Java 25

Egnatia – Dinamo City, 20.02.2026 19:00 Stadiumi “Arena Egnatia”

AF Elbasani – FK Vora, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “KF Vora”

Bylis – Vllaznia, 21.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Tirana – Teuta, 22.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

Flamurtari – Partizani, 22.02.2026 16:30 Stadiumi “Flamurtari”

Java 26

Vllaznia – Tirana 27.02.2026, 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”

FK Vora – Dinamo City 28.02.2026, 13:30, stadiumi “KF Vora”

Partizani – Egnatia, 28.02.2026, 16:30, stadiumi “Arena e Demave”

AF Elbasani – Bylis 28.02.2026, 16:30, stadiumi “Elbasan Arena”

Teuta – Flamurtari, 28.02.2026, 19:30, stadiumi “Niko Dovana”

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e kthimit, faza 1/4

Partizani-AF Elbasani, 04.03.2026, 16:30, stadiumi “Arena e Demave”

Vllaznia-Bylis, 04.03.2026, 16:30, stadiumi “Loro Borici”

Egnatia-Teuta, 04.03.2026, 19:30, stadiumi “Arena Egnatia”

Dinamo City-Tirana, 04.03.2026, 19:30 Stadiumi “Air Albania”

Teilen: