Wednesday, 28. October 2026
Futboll

Perez i “çmendur” pas tij, Real Madrid bën gati 150 milionë euro për sulmuesin e Arsenalit

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Sipas medias gjermane “Fussball News”, objektivi kryesor i Real Madridit për verën e ardhshme do të jetë sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka. Pasiguria rreth së ardhmes së lojtarëve si Rodrygo Goes dhe Brahim Diaz, e ka shtyrë bordin e Real Madridit të mendojë për një zgjidhje afatgjatë për krahun e djathtë të sulmit.

Dhe i preferuari i Florentino Perez është Bukayo Saka, i cili është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2030 dhe fiton një pagë vjetore 18-19 milionë euro.

Saka është shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Arsenalit dhe largimi i tij nga “Topçinjtë” duket shumë i vështirë për të ndodhur, por kur bëhet fjalë për një klub si Real madrid, gjithçka mund të ndodhë. Sulmuesi ka një klauzolë largimi mbi 150 milionë euro. Arsenal ka lënë të kuptohet se nuk e mendon largimin e Saka për një shifër më të vogël se klauzola e tij.

Teilen: