Florentino Perez sulmon UEFA-n në fjalimin e tij pas Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit. E nisim nga Champions League e re: “Askush nuk e kupton formatin e ri, ka më shumë ndeshje por vlejnë më pak: vetëm në fund do të zgjojë emocione, jo në këto ndeshjet e para. Ashtu siç Santiago Bernabeu kishte promovuar lindjen e Kupës së Kampionëve, tani jemi krenarë që mbështesim Superligën. Vendimi i Gjykatës Evropiane na kthen lirinë, formati do të jetë 100% meritokratik”.
Më pas kalojmë te Topi i Artë i fituar nga Rodri, i cili mundi Vinicius: “Dua të them së pari se Rodri është një futbollist i madh. Por më pas dua të kujtoj se ishte edicioni i parë i organizuar nga UEFA. i cili thotë se Rodri duhej të fitonte një vit më parë dhe ky vit ishte kompensim për të, ka të drejtë.”
Këtë vit një lojtar i Real Madridit duhej të fitonte, pavarësisht nga rregullat që zbatoheshin. Vinicius e meritonte, por edhe Carvajal. Ose Bellingham. Dhe në vend të kësaj, metoda e votimit u ndryshua, është e pabesueshme që, duke qenë se futbolli është një sport global, ka gazetarë nga kombet që as nuk e futën Vinicius në dhjetëshen e parë”, ka thënë mes të tjerash numri një i Realit.