• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Perez tërbon tifozët e Real Madridit: Ju tregoj kur do të firmos me Mbapenë

12/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, mund të jetë vërtet i mërzitur, për të mos thënë i zhgënjyer me Kilië Mbapenë, pasi ky e refuzoi verën e vitit 2022.

0_GettyImages-1240149680-copy

Por përtej ngjarjeve të një viti më parë, Perez duket se është i fiksuar pas yllit të kombëtares franceze dhe kërkon ta sjellë me çdo kusht në “Santiago Bernabeu”.

Numri një i klubit madrilen ka qenë protagonist në fundjavë me një batutë tij për një tifoz të Realit ku në qendër ka qenë pikërisht Mbape. Sulmuesi i PSG-së vijon të qëndrojë në krye të listës së objektivave të merkatos së bardhë dhe nisur nga ky fakt, një tifoz i Realit ka gjetur rastin t’i presë udhën presidentit Florentino Perez, duke e pyetur atë nëse ka në plan për të firmosur me Mbapenë apo jo.

Përgjigjja e numrit një të klubit madrilen ka qenë e atypëratyshme, duke bërë me krahë të gjithë tifozët e Realit të Madridit.

“Sigurisht që dua të firmos me Kilië Mbapenë, por jo këtë vit. Vitin e ardhshëm…”, ka thënë Perez. Kjo përgjigje e Perezit supozon një ndryshim të planeve në planifikimin që madrilenët e dinin deri tani. Në teori, Herri Kein, Kai Haverc dhe Hoselu dukej se ishin objektivat kryesorë të Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm. Ata mund të vazhdojnë të jenë të tillë, por e vërteta është se sipas disa mediave duken krejtësisht të papajtueshme në aspektin ekonomik.

Një shpenzim prej rreth 300 milionë eurosh mund ta pengojë Florentino Perezin të ketë mundësinë e nënshkrimit të francezit. Kilië Mbape përfundon kontratën e tij me sulmuesin e PSG-së në vitin 2024, një skenar që do t’i lejonte francezit të nënshkruajë me kosto zero për sezonin 2024-‘25. Bonusi i transferimit mund të jetë rreth 100 milionë euro, një shumë tepër e rëndësishme për çdo klub europian.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kush po frikësohet nga shkuarja e Messit në Amerikë?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.