“Jo, në këto momente nuk po mendoj as këtë dhe asgjë tjetër. Jam i gjithi i përqendruar te Juventusi dhe natyrisht te Franca. Madje, jam shumë i lumtur nga ky sukses me përfaqësuesen, por edhe nga ajo çfarë kemi bërë në tri ndeshjet e para me Juventusin në kampionat. Për të ardhmen është e kotë të flasësh, sepse gjithçka mund të ndodhë, por mund të mbetet edhe çdo gjë siç është. Por një gjë është e sigurt, nuk kam ndërmend të rikthehem te PSG-ja”.
Adrien Rabio është gjithmonë në qendër zërave të merkatos, duke qenë se ai ka rinovuar vetëm për një sezon me Juven dhe PSG-ja, por edhe Mançester Junajtid kanë nisur një presion të fortë prej tij, ndonëse në Paris, siç dihet, janë gati ta mbulojë me flori:
“Nëse do të kisha menduar për paratë, nuk do të kisha rinovuar me Juven, pasi në shumë vende të tjera më ofronin shumë më shumë. Unë dua të luaj dhe të jem i lumtur dhe për momentin të gjitha këto gjëra mi garanton Juventusi dhe kombëtarja franceze”, vazhdoi Rabio.
PANORAMASPORT.AL