• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përflitet për një përplasje mes Sylvinho dhe Brojës, trajneri brazilian tregon të vërtetën

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën për shtyp në prag të miqësores ndaj Bullgarisë, trajneri Sylvinho u është përgjigjur gazetarëve të pranishëm.

Një nga pyetjet më picante ka qenë në lidhje me Armando Brojë. Broja nuk ishte i disponueshëm në ndeshjen me Çekinë, pasi ndjente dhimbje në gjurin e tij të operuar, por në media menjëherë filluan të spekulonin se kishte një “përplasje” mes trajnerit brazilian dhe sulmuesit të talentuar.

Në lidhje me këtë pyetje, Sylvinho ka dhënë versionin e tij dhe të vërtetën.

Është përfolur në media për një përplasje tuajën me Armando Brojën. A keni një koment mbi çfarë ka ndodhur?

Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10-mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur”, është shprehur trajneri brazilian i Shqipërisë./h.ll/abcnews.al

Next Post

UEFA ua beson një tjetër ndeshje me rëndësi gjyqtarëve kosovarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.