Saturday, 2. May 2026
Sport

Përforcim i madh i Trepçës, angazhon përfaqësuesin e Bosnjës që luajti në Eurobasket

GS 12/09/2025 1 Min. Lesezeit

Adnan Arslanagiq është basketbollist i ri i Trepçës.

Kampionia e Kosovës në basketboll e ka prezantuar të premten fundorin boshnjak.

Ai ishte pjesë e Bosnjë-Hercegovinës në Eurobasket, që është duke u zhvilluar ende.

Për Bosnjën, Arslanagiq është paraqitur në dy ndeshje të Eurobasketit.

Ai së fundi ishte te skuadra boshnjake, Bosna. Ka luajtur edhe në Slloveni e Kroaci.

Përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës është Adis Beqiragiq, që u çmua për punën që e bëri në Eurobasket. Beqiragiqi është edhe trajner i Trepçës.

Teilen: