• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Performancë fantastike ndaj Polonisë, Koeman: Mund të kishim realizuar të paktër katër gola

18/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja nuk diskutohej, megjithatë erdhi me shumë vuajtje. “Tulipanët” e Holandës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e tyre, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, teksa në ndeshjen e mesditës të së dielës, “Volksparkstadion” të Hamburgut mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë.

Tepër i lumtur për performancën e skuadrës së tij është edhe tekniku i “Tulipanëve”, Ronald Koeman, i cili pas ndeshjes është shprehur për mediat se Holanda mund të kishte realizuar të paktën katër gola, teksa shtoi më tej se me çka parë deri më tani Evropiani i Gjermanisë do të jetë spektakolar.

“Shënuam 8 gola në dy miqësoret përgatitore, ndërkohë që përballë Polonisë duhet të kishim realizuar të paktën 4 gola! E më pas të gjithë do të shpreheshin se jemi në të njëjtin nivel me Gjermaninë.

Kam parë disa ndeshje të Europianit dhe kam vënë re një ngjashmëri mes skuadrave. Si për shembull në qarkullimin e topit, ku disa ekipe kanë një përqindje të lartë të mbajtjes së topit. Ndoqa Italinë kundër Shqipërisë, “Të Kaltërit” u shfaqën shumë sulmues, skuadër që mban topin dhe shtyn përpara. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim, por jam i sigurt që do të jetë një Evropian fantastik”,- deklaroi trajneri Ronald Koeman. /i.m /abcnews.al

Next Post

Ish-trajneri Mustedanagiç u tregon kroatëve se çfarë i pret me kuqezinjtë: Shqipëria fantastike, fanellën e ka të shenjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.