Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës që po luhen sot dhe i takojnë xhiros së 25-të.
Në Podujevë, Llapi dhe Gjilani po luajnë 1:1 pas 45 minutave, me mysafirët që avancuan me anë të Oltion Billallit dhe vendasit që barazuan me Edon Sadriun.
Me rezultatin 1:1 ka përfunduar edhe pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit që po zhvillohet në Gjilan.
Besnik Krasniqi shënoi për Dritën kurse Hekuran Berisha realizoi për Dukagjinin.
Ndërkohë, 0:0 është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Prishtinës së Re dhe Ballkanit.
Teilen: