Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të xhiros së 31-t të Superligës së Kosovës në futboll, që po zhvillohen në Podujevë, përkatësisht Ferizaj.
Pas 45 minutave të para në Podujevë, rezultati ndërmjet Llapit dhe Prishtinës është 1:0 në favor të ekipit vendas.
Llapi po avancon me golin e shënuar nga Ardit Tahiri, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 18-të.
Ndërokohë, pjesa e parë ndërmjet Ferizajt dhe Dritës, ka përfunduar 0:0.