Sunday, 17. May 2026
Sport

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, rezultate interesante

GS 17/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot, po zhvillohen të gjitha pesë ndeshjet e xhiros së 34-të dhe pas 45 minutave lojë, rezultatet janë interesante.

Skuadra e Dukagjinit po avancon ndaj Dritës, tashmë të konfirmuar kampione për këtë sezon.

Në Klinë, Dukagjini po fiton me rezultat 2:0 dhe është në rrugë të mbarë për të marrë një fitore të rëndësishme në fund të sezonit.

Malisheva po luan pa gola kundër Drenicës (0:0) kurse Prishtina po barazon 1:1 me Ferizajn në ndeshjen që po luhet në Hajvali.

Gjilani po humb 2:1 në shtëpi nga Llapi, ndërsa humbje pas 45 minutave po pëson edhe Ballkani nga Prishtina e Re, ekip që po avancon 1:0.

Teilen: