Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës.
Malisheva ka shkuar në pushim me avantazh minimal prej 1-0 ndaj Llapit, përcjell GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel deri tani e shënoi Drilon Hazrollaj, pas 30 minutave nga penalltia.
Gjilani ndërkohë po triumfon ndaj Lirisë me rezultatin 1-0, falë golit të hershëm të Heric pas 6 minutave lojë.
Fushë Kosova poashtu është në avantazh ndaj Ballkanit në befasinë e xhiros deri tani.
Alden Skrijelj realizoi golin e vetëm për Fushë Kosovën në këtë duel deri tani.
/GazetaBlic Sport