Wednesday, 29. July 2026
Sport

Përfundon aventura europiane e Dukagjinit

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

KF Dukagjini është eliminuar në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, pas përballjes me skuadrën zvicerane Lugano.

Pas humbjes minimale 1:0 në ndeshjen e parë në Zvicër, skuadra nga Klina synoi përmbysjen në ndeshjen e kthimit, por Lugano u tregua e fortë dhe triumfoi 5:1 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi Meris Maliqi, ndërsa për mysafirët shënuan Kevin Behrens (3), Daniel dos Santos dhe një autogol i Egzon Sinanit.

Teilen: