• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përfundon dënimi i Tonalit për bastet, data kur do të kthehet në fushë

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se nga 28 gushti i këtij viti, Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë.

Ndërsa aktivizimi i tij në ndeshje me Njukasëllin do të bëhet më 1 shtator, në javën e tretë të Premier League.

Pezullimi i mesfushorit italian përfundon më 27 gusht në fakt dhe vetëm një ditë më pas Sandro Tonali mund të rikthehet në fushë me Newcastle.

Tashmë është bërë zyrtarizimi i këtij fakti. Ndeshja e fundit e Tonalit në Premier League ishte kundër Crystal Palace më 21 tetor të vitit të kaluar.

Mesfushori italian, i cili mbërriti në Premierligë nga Milani, më 27 gusht do të përfundojë dënimin 10-mujor për përfshirjen e tij në vënien e basteve.

Dhe vetëm një ditë më vonë, në 28 gusht, ai do të thirret nga trajneri Eddie Howe.

Për shkak të dënimit për vënien e basteve, Tonali qëndroi për 10 muaj larg fushave të futbollit, ku humbi edhe finalet e evropianit me kombëtaren italiane, përveç gjobës prej 20 mijë eurosh dhe rrugës së rehabilitimit të detyrueshëm të nisur nga Tonali me një mjek psikiatër me përvojë.

 

Next Post

Si Del Piero, Juventus i jep numrin 10 turkut dhe bën gati rinovimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.