Thursday, 26. February 2026
Sport

Përfundon ‘drama’ në Bundesliga, Bayerni përsëri kampion

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich është kampion edhe këtë vit në Bundesliga.

Bayerni fitoi 2:1 ndaj Koln, ndërsa barazimi Borussia Dortmund 2:2 me Mainz i dhuroi atyre titullin.

  

Kingsley Coman me një super gol fillimisht i dha epërsinë bavarezëve.

Skuadra e Kolnit barazuan rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Bayern Munichut, përmes golit të shënuar nga Dejan Ljubicic, në minutën e 80′.

Kurse për t’i dhuruar atyre titullin u përkujdes Jamal Musiala.

Gjermani shënoi në minutën e 89’ një gol të bukur.

Kështu Bayerni shpallet kampion për herë të 11 me radhë në Bundesliga me 71 pikë, kurse BVB kanë 71 në të dytin./Lajmi.net/

  


Teilen: