• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përfundon makthi për Federico Chiesa-n, Slot zbulon se do ta aktivizojë në Carabao Cup

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes së Carabao Cup kundër Southamptonit, e vlefshme për çerekfinalet, Liverpooli po përgatitet të rigjallërojë forcat për të kaluar edhe këtë sfidë. Kryesuesit aktualë të Premier League-s, me 36 pikë, synojnë të harrojnë barazimin tronditës 2-2 kundër Fulham-it, që erdhi si pasojë e përjashtimit të hershëm të Andrew Robertson në minutën e 17-të për faull si njeriu i fundit.

Të luash për më shumë se një orë me një lojtar më pak, në intensitetin e kampionatit anglez, ka qenë sfidë e madhe edhe për versionin më të mirë të Liverpool-it këtë sezon.

Ka ardhur koha për të kthyer faqen dhe për të dhënë një sinjal të fortë kundër Southamptonit, ndërkohë që sot, në konferencën për shtypin, trajneri Arne Slot është pyetur për një nga temat më delikate në skuadër: Federico Chiesa.

Sulmuesi anësor italian ka luajtur vetëm 78 minuta këtë sezon dhe, pasi është rikthyer në stërvitje pas disa shqetësimeve fizike, mund të zbresë në fushë pikërisht nesër.

“Ky është pa dyshim një moment ku ai mund të marrë minuta,” tha trajneri Slot. “Sasia e minutave është një pyetje e hapur. Nuk mund të pritet që të luajë 90 minuta, mendoj, sidomos për shkak të gjendjes së tij aktuale, duke pasur parasysh intensitetin e lartë dhe faktin që ka qenë jashtë për pesë apo gjashtë muaj. Por, nëse zhvillon një stërvitje të mirë, do të ketë minuta…

Gjithsesi, kjo do të jetë një ndeshje ku jo të gjithë titullarët tanë do të fillojnë nga minuta e parë, prandaj do të duhet të menaxhojmë minutat. Nëse duam të përdorim disa titullarë për më pak se 90 minuta, duhet të balancojmë situatën. Kam vetëm pesë zëvendësime në dispozicion. Kështu që ata që luajnë minuta dhe pastaj largohen, ndoshta në pjesën e parë, nuk mund të jenë më shumë se pesë, sepse zëvendësimet janë të kufizuara në pesë. Federico do të marrë minuta nesër. Nëse do të fillojë si titullar, do të futet gjatë lojës apo do të luajë në pjesën e dytë, është një vendim që do ta marrim gjatë ditës,” përfundoi Slot.

Next Post

Shantazhi për zhvatjen e familjes së Schumacher-it, në hetim edhe një infermiere

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.