Tuesday, 19. May 2026
Sport

Përfundon pjesa e parë, Barcelona në epërsi minimale ndaj Realit

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë në “El Clasicon” e parë të sezonit.

Barcelona është duke udhëhequr me rezultat minimal 1:0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm deri më tani e shënoi Ilkay Gundogan, i cili shfrytëzoi gabimin në mbrojtjen e Realit në minutën e gjashtë.

Fermin Lopez pati rast ideal për Barcelonën, por mesfushori i ri u mohua nga shtylla në minutën e 15-të.

Rastin më të mirë për Realin e pati Dani Carvajal, i cili pas një pasimi të Toni Kroos gjuajti jashtë.

Ky është takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave për këtë edicion.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Estadio Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë.

Deri më tani Reali ka tetë fitore, një barazim e një humbje dhe ka grumbulluar 25 pikë, kurse Barcelona ka shtatë fitore e tri barazime dhe ka 24 pikë. /Lajmi.net/

Teilen: