Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Euro 2024 mes Anglisë dhe Kombëtares së Zvicrës.
Pas më shumë se 45 minutave lojë në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Düsseldorfit, Anglia po barazon pa gola, 0:0 me Zvicrën, raporton KosovaPress.
Të dyja kombëtaret kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët arritën të mbajnë portat e paprekura.
Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 0:0.