Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit.
Ekipi francez po udhëheq me rezultat 2:0 kundër italianëve, shkruan lajmi.net
Dy golat u shënuan në 20 minutat e para. Fillimisht Achraf Hakimi në minutën e 12-të arriti të kaloi në epërsi ekipin e PSG.
Pastaj, Desire Doue në minutën e 20-të arriti të dyfishoj epërsinë.
PSG e dominoi në tërësi ndeshjen, kurse Inter përveç një rasti me Marcus Thuram, nuk tregoi asgjë./lajmi.net/