Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, sezoni i Enzo Fernandez me Chelsean si duket ka përfunduar.
Enzo iu nënshtrua një operacioni për hernien inguinale pasi kishte dhimbje në javët e fundit, raporton KosovaPress.
Si pasojë e operimit, sezoni yllit argjentinas me Chelsean veçse ka përfunduar.
Enzo pritet që të jetë i gatshëm 100% për Kupën e Amerikës dhe sezonin e ardhshëm me Chelsean.