Saturday, 24. October 2026
Sport

​Përfundon turneu sportiv tradicional në nderim të 26 heronjve të Policisë së Kosovës

GS 24/10/2026 2 Min. Lesezeit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka përmbyllur sot turneun sportiv tradicional kushtuar 26 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare, të cilët kujtohen me nderim si heronj të Policisë së Kosovës.

Turneu, i cili filloi më 23 tetor në Gjakovë, përfshiu garat në futboll, volejboll, shah dhe shenjëtari.

Gjatë zhvillimit të garave, ekipet dhe pjesëmarrësit dëshmuan angazhim, përkushtim dhe frymë të lartë sportive, duke e shndërruar këtë ngjarje në një aktivitet që ndërthur sportin, bashkëpunimin dhe respektin për sakrificën e zyrtarëve policorë të rënë në detyrë.

Rezultatet përfundimtare sipas disiplinave sportive:

FutbollVendi i parë: DRP – Pejë

Vendi i dytë: DRP – Prishtinë

Vendi i tretë: DRP – Mitrovicë

VolejbollVendi i parë: DRP – Gjilan

Vendi i dytë: DRP – Pejë

Vendi i tretë: DRP – Gjakovë

ShahVendi i parë: Valon Selimi

Vendi i dytë: Avni Fazlia

Vendi i tretë: Fadil Morina

ShenjëtariVendi i parë: DNJS – Prishtinë

Vendi i dytë: DRP – Prizren

Vendi i tretë: DRP – Gjilan.

Në kuadër të garave të futbollit, Rison Avdyli u shpall lojtari më i mirë, ndërsa Admir Vrevic, u vlerësua si portieri më i mirë i turneut dhe lojtari me ferplay, Mentor Morina.

Sindikata e Policisë së Kosovës ndau mirënjohje për organizatorët, gjyqtarët dhe sportistët e dalluar, ndërsa fituesit u nderuan me medalje dhe kupa për tri vendet e para në disiplinat përkatëse.

Turneu sportiv tradicional përfaqëson një shprehje të respektit dhe mirënjohjes së vazhdueshme për sakrificën e 26 zyrtarëve policorë që humbën jetën në krye të detyrës zyrtare.

Përmes kësaj ngjarjeje, Sindikata e Policisë së Kosovës riafirmon rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të tyre, të forcimit të solidaritetit ndërmjet zyrtarëve policorë dhe të kultivimit të frymës së bashkëpunimit përmes sportit.

Teilen: