• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përgatitjet për duelin me Rumaninë

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor në stadiumin “Eugen Popescu” në orën 17:00. Vajzat janë grumbulluar që prej ditës së hënë dhe po stërviten në “Shtëpinë e Futbollit”.

Përgatitjet kanë shkuar mirë, ndërsa sot vajzat zhvilluan një test miqësor kundër ekipit të djemve U-15 të “Elite Youth Academy”.

Ky test miqësor u organizua me qëllim që të vlerësohej forma fizike, për të testuar lojtarët e rinj dhe për të integruar talentet e reja.

“Elite Youth Development Academy” është projekti ambicioz i Federatës së Futbollit, i cili synon të edukojë dhe trajnojë talentet e reja si në aspektin profesional, ashtu edhe atë personal. Ky projekt ka filluar zbatimin që nga shtatori i këtij viti dhe specialistët e ekipeve Kombëtare dhe Drejtorisë Teknike kujdesen për fëmijët e përzgjedhur.

Kombëtarja e vajzave do të udhëtojë drejt Rumanisë më 1 dhjetor, ndërsa ndeshja miqësore do të luhet të martën e 3 dhjetorit.

Next Post

Renditja e FIFA-s, Shqipëria s‘ndryshon pozicion, Kosova bën historinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.