• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Përgatituni për spektakël”, Alcaraz “çon peshë” spanjollët: Do ju jap medaljen e artë!

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlos Alcaraz nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim triumfin në gjysmëfinalen e tenisit në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Spanjolli u kualifikua duke dhuruar spektakël ndaj kanadezit Felix Auger-Aliassime të cilin e mposhti me shifrat e thella 6-1, 6-1.

Pas sfidës, tenisti nga Murcia premtoi spektakël edhe për finalen, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Djokovic-Musetti.

“Në fushë pata ndjesi shumë të mira, përfitova edhe nga koha që kisha në dispozicion për t’u rikuperuar. Arrita të isha i përqëndruar nga fillimi deri në fundin e ndeshjes. Në finale do të tentoj të bëj atë që bëj zakonisht dhe do ta mendoj si thjesht ndeshjen e radhës.

Është një moment i rëndësishëm në jetën time dhe të spanjollëve. Objektivi prej fillimit të këtij viti ka qenë medalja e artë. Përgatituni të gjithë për spektakël, do ju jap atë që kërkoni, medaljen e artë”, u shpreh Alcaraz.

Next Post

Notarja Hana Beiqi garon sot në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.