Saturday, 10. October 2026
Futboll

Periudha e pushimit i ka bërë mirë. Arsenal përmbys Leeds dhe rikthehet te fitorja (video)

GS 10/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare, rikthehen ndeshjet e kampionateve për klubet këtë fundjavë. Arsenal është rikthyer te fitorja në Premier League, duke fituar në “Emirates” 2-1 ndaj Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League.

Pjesa e parë u mbyll 0-0. Pjesa e bukur ishte shumë herë më e bukur dhe u shënuan tre gola. Miqtë kaluan të parët në avantazh me James Justin, i cili gjeti golin pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Gabriel Gudmundsson.

Arsenal barazon shifrat në minutën e 62-të me Riccardo Calafiori, i cili gjeti golin, pas një krosimi në zonë të Noni Madueke dhe asistit me kokë të Ben White.

Në minutën e 70-të, ishte Bruno Guimaraes gjeti golin a avantazhit për londinezët. Braziliani shënoi me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të mrekullueshëm me finte të Declan Rice. Arsenal fiton 2-1 dhe barazon Man. City-n në krye me 15 pikë, por “Qytetarët” nuk kanë luajtur ende për këtë javë.

SHIKOGOLAT

Teilen: