Kylian Mbappé nuk do të jetë në fushë kundër Italisë më 17 nëntor, në “San Siro”, as më 14 të këtij muaji, në “Stade de France”, kundër Izraelit.
Numri 10 i Realit të Madridit, i cili po kalon një periudhë mjaft të komplikuar për herë të dytë radhazi, u përjashtua nga lista e lojtarëve të thirrur nga Didier Deschamps.
Në konferencën për shtypin, trajneri i Francës e motivoi këtë vendim si më poshtë:
“Kam diskutuar me të dhe e kam marrë këtë vendim për këto takime sepse mendoj se është më mirë kështu. Nuk kam ndërmend të diskutoj mbi zgjedhjen time, por mund të them dy gjëra: e para është që Kylian donte të vinte, e dyta është se këto nuk janë çështje ekstrasportive që hyjnë në lojë, pasi prezumimi i pafajësisë ekziston dhe duhet të ekzistojë, është një vendim i njëhershëm, është vendimi im, sepse unë mendoj se është më mirë kështu, nuk dua t’ju them më shumë, unë marr përgjegjësinë për këtë vendim”.
Më pas, kur Deschamps u pyet nëse zgjodhi për të mirën e Francës apo për atë të Mbappesë, trajneri u përgjigj shkurt: “E përsëris, është më mirë kështu”.
Më poshtë është lista e të thirrurve:
Portierë: Mike Maignan (Milano), Brice Samba (Lens), Lucas Chevalier (Lille).
Mbrojtës: Jonathan Clauss (Nice), Lucas Digne (Aston Villa), Ëesley Fofana (Chelsea), Theo Hernandez (AC Milan), Ibrahima Konaté (Liverpool), Jules Koundé (FC Barcelona), Ëilliam Saliba (Arsenal), Dayot Upamecano ( Bayern Munich).
Mesfushorë: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Mattéo Guendouzi (Lazio), N’Golo Kanté (Al-Ittihad), Manu Koné (AS Roma), Adrien Rabiot (Marseille), Ëarren Zaire-Emery (Paris-SG).
Sulmues: Bradley Barcola (Paris-SG), Ousmane Dembélé (Paris-SG), Randal Kolo Muani (Paris-SG), Christopher Nkunku (Chelsea), Michael Olise (Bayern Munich), Marcus Thuram (Inter).