Dy skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Voska Sport dhe Gostivari, janë përjashtuar nga të gjitha ligat për sezonin 2025/26.
Ky vendim i Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut vjen pasi dy ekipet kishin vendosur të tërhiqen nga garat në Ligën e Parë, për shkak të vendimeve të FFM-së.