Kylian Mbappe vazhdon të përjashtohet nga ekipi i Paris Saint Germain.
Tema Mbappe është më e komentuara edhe këtë merkato, shkruan lajmi.net.
Ylli i Francës ka kontratë me PSG deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është duke refuzuar rinovimin.
Ai kërkon ta përmbush marrëveshjen e tij dhe të largohet i lirë nga ‘Parc des Princes’ sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, një gjë të tillë nuk e dëshirojnë parisienët, andaj kanë vendosur ‘sanksione’ ndaj tij.
Mbappe ose duhet të rinovojë kontratën e tij këtë verë, ose të largohet, pasi nuk duan ta humbasin atë të lirë.
Këtë nuk po pranon ylli francez, andaj ka prishur marrëdhëniet me klubin e tij.
Ai madje nuk është ftuar fare në përgatitjen parasezonale në Japoni, duke mbetur në Francë.
Së fundmi Fabrizio Romano njofton që ai është përjashtuar edhe nga stërvitja e ekipit të parë të PSG-së për ndeshjet e sezonit të ri.
Ka ende edhe pak kohë deri në mbylljen e merkatos, mbetet të shihet çfarë do ndodhë me të./Lajmi.net/