• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Përjetojmë shumë momente të vështira”, Sommer: Prej vitesh punoj më një psikolog

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Yann Sommer u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së verës nga “bavarezët” e Bayern Munich te “zikaltërit” e Inter, duke nisur kështu një “aventurë” të re në karrierën e tij të gjatë si portier.

Ditët e fundit, zvicerani ka dhënë një intervistë të gjatë në lidhje me futbollin, por edhe me detaje nga jeta e tij, teksa ka zbuluar se prej vitesh shkon te psikologu, pasi siç thekson portieri në futboll ka raste kur kalojnë momente shumë të vështira.

“Çdo futbollist përjeton momente të vështira në karrierën e tij. Unë kam shumë vite që punoj me një psikolog. Ai më ndihmon në momente të caktuara dhe është e rëndësishme të flas me dikë kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kjo të ndihmon të ndihesh më mirë.

Ndërsa, i pyetur se çfarë vlen më shumë në futboll, talenti apo puna dhe vendosmëria, Sommer ka theksuar se sipas tij patjetër që kjo e dyta.

“Patjetër puna dhe vendosmëria. Duhet pak talent, sigurisht, por unë kam takuar shumë lojtarë në karrierën time që ndoshta kishin më pak talent, por që bënë punë të palodhur dhe shumë pasion, pa u dorëzuar kurrë. Ata arritën nivelet maksimale. Kështu që kërkon shumë vendosmëri”,-deklaroi portieri i Inter. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Romës dënohet me dy vite burgim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.