Friday, 3. April 2026
Sport

Përkrahje për kapitenin e Kosovës edhe nga Prizreni – Kajdomçaj: “Krenar me Ty Vedat”

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Shkruan: Bashkim KajdomçajDisa individë pas përfundimit të ndeshjes, Kosovë – Turqi, ngritën dyshime e akuza ndaj kapitenit te Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Të thuash gjëra të pabaza deri në linçim publik, është turp. Duhet përgjegjësi, për shpifje e denigrim të personalitetit në këtë rast.

Muriqi, si kapiten udhëhoqi ‘anijen’ e Kosovës, drejt finales, ëndrrës për Botëror, suksesit më të madh të Kosovës që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Tentimi për të hedhur baltë mbi figurën e kapitenit, dëmton jo vetëm imazhin e tij, por dhe të bashkëlojtarëve e të gjithë “Dardanëve”.

Kosova është krenare me djemtë, që si Vedati shkruan historinë e futbollit kosovar.

Kokën lart kapiten !

*Autori është gazetar shumëvjeçar dhe kontribuues i sportit

Teilen: