• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përmbysja e gjashtë, Konseisao tani krenohet: Ky është Milani im

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani ka mposhtur Komon me rezultatin 2 me 1. Fitorja erdhi me përmbysje, pasi kuqezinjtë e mbyllën në disavantazh 0 me 1 pjesën e parë. Për fitoren menduan Pulisiç dhe Reijnders në 45 minutat e dyta, ku, përpara reagimit vendës, kishte pasur edhe polemika për një gol të dytë të shënuar nga miqtë.

konseisao

Sidoqoftë, falë suksesit të së shtunës, kuqezinjtë e Konseisaos morën 3 pikë mjaft të rëndësishme për moralin dhe vazhdimësinë e kampionatit. Këto aspekte i ka konfirmuar edhe Serxho Konseisao në konferencë për shtyp.

Keni pak më shumë se dy muaj dhe keni përmbysur gjashtë ndeshje.
Ana pozitive e faktit që ata që hyjnë, i japin diçka më shumë skuadrës: një qasje e mirë dhe mendësia e duhur. E nisëm mirë ndeshjen, më pas pësuam gol dhe në kokën e lojtarëve nisën dyshime. Ne ishim shumë të tërhequr në pjesën e parë dhe presioni bëhej mirë. Më pas, në pjesën e dytë, ia dolëm duke shfrytëzuar dobësitë e rivalit. Nga golat që shënuam, mund të shihni qartë se çfarë pune është bërë në stërvitje.

Si i shpjegoni vuajtjet kundër Komos?
Ata kanë një qarkullim cilësor të topit, me lojtarë të mirë që përpiqen të krijojnë epërsi numerike. Mesfushorët tanë ishin pothuajse gjithmonë vonë në markimin e Pazit dhe Da Kunjës. Por, pas momentit të vështirë, arritëm të bënim atë që duhej dhe mendoj se fitorja është e merituar.

Pulisiç dhe Reijnders shumë të mirë, por Abrahami e ndryshoi takimin.
Pa dyshim. Rikthimi i Loftus-Çikut na jep diçka ndryshe edhe në mesfushën tonë. Pulisiç dhe Reijnders janë të një niveli shumë të lartë. Pastaj, ata kanë inteligjencë të madhe për të luajtur në çdo rol. Festë e madhe për golin e dytë. Pashë stadiumin që ishte me ekipin. Pastaj të gjithë trajnerët janë të ndryshëm, karakteri është ai që më bën të festoj. Ne nuk kërkojmë gjithmonë polemika.

Cili është shpirti i vërtetë i këtij Milani?
Unë shoh një grup që me të vërtetë dëshiron të bëjë mirë, që jep gjithçka. Madje, shoh një dëshirë të jashtëzakonshme për të ndryshuar momentin dhe sezonin e Milanit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sulmuesi brazilian e ka vendosur, nuk ikën nga Madridi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.