• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përmbysje “mbretërore”/ Real Madrid arrin një triumf të madh në Valencia

05/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Momente si këto të japin trofetë. Natyrisht, Reali është nga ato ekipe që ka fituar më shumë tituj në histori se kushdo tjetër në Spanjë, Europë apo në të gjithë botën, por sidoqoftë prova në Valencia ishte ndër më të vështirat.

Fitorja 2-1 përballë një kundërshtari të ashpër e të vendosur tregoi se pavarësisht një Championsi anormal, dhe një katastrofe 0-4 në “Bernabeu” ndaj Barcelonës, madrilenët mbeten favoritë për titullin në La Liga.

U mendua edhe një herë se gjithçka shkoi mbrapsht. Valencia jo vetëm kaloi në epërsi në pjesën e parë falë golit të sulmuesit Hugo Duro, por edhe përfitoi kur Xhud Belingham humbi 11-metërshin. Më pas erdhi një moment që thuajse i dha fitoren vendasve.

Në 79’, Vinisius u përjashtua me karton të kuq dhe Reali mbeti me 10 lojtarë.

Gjithsesi, karakteri i kampionëve e tregoi veten dhe Luka Modric në 85’ e Belingham në minutën e pestë shtesë siguruan tri pikët.

“Fola me lojtarët pas ndeshjes. U thashë ato fjalë që po iu them edhe juve. I përgëzova për fitoren me përmbysje, dhe që pjesa e parë kishte qenë e dobët, por pjesa e dytë shumë e mirë. Sa për Vinisiusin, mendoj se ishte e tepruar. Mjaftonte nga një karton I verdhë për secilin lojtar. Nuk mendoj se ra në grackë, por them se Vinisius vuajti shumë dhe se nuk e pati të lehtë. Nuk di nëse do ta kemi në ndeshjen e radhës”.

“Mbretërit e përmbysjeve”, titullon “Marka” me foton e Belinghamit pas shënimit të golit të fitores! Madridi, lider pas një ndeshjeje ku ndodhi gjithçka!

“Lider nga besimi, është verdikti I të përditshmes tjetër, “AS”, – Madridi përmbys me 10 lojtarë një ndeshje që po e humbiste deri në 85’”.

Reali kryeson me 43 pikë ndaj 41 të Atletikos që ka një ndeshje më pak, ndërsa Barcelona ka mbetur prapa me 38 pikë. / abcnews.al

Next Post

VIDEO/ Brojën e ndjek ‘mallkimi’, dëmtohet sërish dhe largohet nga fusha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.