• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përpara Shqipërisë, Serbia kërcënohet me përjashtim nga kualifikimet për Kupën e Botës dhe një pezullim dyvjeçar

05/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi përfaqësues i Serbisë thuhet se po kërcënohet me përjashtim nga kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2026, dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Federata e Futbollit e Serbisë.

Siç është njoftuar nga FSS, biletat për duelin më të rëndësishëm në kualifikueset e Kupës së Botës, pra biletat për ndeshjen me Shqipërinë, nuk do të hidhen në shitje të lirë.

Sipas mediumit Nova.rs, Serbia kërcënohet me përjashtim nga gara (kualifikimi), me një pezullim të mundshëm dyvjeçar nëse ndodh ndonjë skandal në atë ndeshje.

Serbia dhe Shqipëria takohen më 11 tetor (e shtunë) në orën 20:45 në Leskoc, dhe ky vendim i FSS-së nuk do të thotë që tribunat do të jenë bosh.

“Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe, mbi të gjitha, përvojën e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, dhe për shkak të kësaj ekipi ynë mbeti administrativisht pa një vend në një garë të madhe, Komiteti për Çështje Urgjente i FSS-së mori vendim që për duelin e ardhshëm midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili do të luhet më 11 tetor në stadiumin ‘Dubocica’ në Leskoc, nuk do të ketë bileta në shitje”, shkruan në faqen zyrtare të FSS-së.

Ndryshe, FIFA e ndëshkoi Serbinë katër ditë më parë për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Anglisë, të cilën e humbjen me rezultat 0-5./telegrafi

Next Post

I pandalshëm Messi, dhuron tjetër spektakël në MLS

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.