Përparim Dushi është fitues i garës në disiplinën malore “Grashtica 2024”.
Dushi i Prishtina Racing Team me Opel Astra deri te fitorja arriti me kohën 03:16:584 minuta (01:39.065 dhe 01:37.519) me shpejtësi mesatare prej 109.876 kilometra në orë.
“Duke marrë parasysh temperaturat e larta dhe cilësinë e asfaltit, jam i kënaqur me fitoren, shpresoj të vazhdoj me rezultate të mira edhe në garat e ardhshme”, ka thënë “Zhuqa” pas fitores.
I dyti u rendit Gazmend Demolli, poashtu i Prishtina RT me Norma M20.
Gazi u paraqit për herë të parë me këtë veturë dhe në vozitjen e dytë pati kohën më të mirë (01:37.478), por u penalizua nga vozitja e parë, në të cilën ishte dukshëm më i ngadalshëm (01:43.149).
Në podiumin e fituesve u gjend edhe Faton Rama i Eurogoma Racing Team, i cili me Renault Clio pati kohë 03:30.972 minuta (01:46.689 dhe 01:44.283).
Në konkurrencën ekipore , pozita e parë i takoi Prizreni D&G, e dyta Prishtina RT dhe e treta AK Ferizaj.