Tuesday, 6. October 2026
Sport

Përplasja Ronaldo-Jesus, dëmi tashmë është i pariparueshëm, CR7 s’do të kthehet në Kombëtare

GS 06/10/2026 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet te kombëtarja e Portugalisë për sa kohë Jorge Jesus të jetë trajner, sipas gazetarit portugez Rui Santos.

Sulmuesi 41-vjeçar u largua nga grumbullimi i kombëtares gjatë kësaj pauze ndërkombëtare pas përplasjes me trajnerin, duke shkaktuar polemika të mëdha.

Shkak i konfliktit ishte vendimi i Jesusit për të mos e aktivizuar Ronaldon në ndeshjen ndaj Norvegjisë.

Trajneri e mbrojti zgjedhjen e tij duke theksuar se të gjithë lojtarët janë të barabartë dhe se askush nuk mund të ketë privilegje të veçanta.

Pavarësisht se Jesus më vonë e cilësoi situatën si “ujëra të kaluara” dhe e la të hapur mundësinë e rikthimit të Ronaldos në grumbullimin e ardhshëm, Rui Santos pretendon se marrëdhënia mes tyre është dëmtuar rëndë.

Sipas gazetarit portugez, Ronaldo është ende i zemëruar me deklaratat publike të trajnerit dhe nuk ka gjasa të rikthehet në kombëtare për sa kohë Jesus qëndron në stol.

Teilen: