Mbrëmë, sipas SportMediaset, ka ndodhur një sherr masiv midis tifozëve të Bolognas dhe atyre të Lilles. Konflikti ka shpërthyer jashtë një ‘pub’-i në qendër të qytetit, duke përfshirë rreth 80 tifozë të skuadrës italiane kundër 30 tifozëve francezë.
Raportohet se tre tifozë francezë kanë pësuar lëndime të lehta, dhe dy prej tyre janë dërguar në spitalin Policlinico Sant’Orsola për trajtim dhe kontrollime, por kanë lënë spitalin gjatë natës. Autoritetet kanë ndërhyrë dhe tashmë kanë nisur hetimet për të identifikuar përgjegjësit.
Në prag të ndeshjes së sotme në stadiumin ‘Dall’Ara’, trajneri i Bolognas, Vincenzo Italiano, ka komentuar për ndeshjen:
“Besojmë dhe kemi diskutuar shumë për mundësinë e përmirësimit të statistikave të golave të shënuar, sepse sinqerisht na shqetëson kjo gjë. Kemi pasur raste të qarta për të shënuar dhe nesër synojmë të arrijmë këtë qëllim dhe të sigurojmë fitoren tonë të parë. Jemi përgatitur për këtë sukses historik dhe duam ta mbajmë gjallë këtë rrugëtim. Nesër do të jetë një sfidë e madhe, por do të japim gjithçka për ta përballuar me të gjitha forcat tona.”