• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përplasje e fortë verbale mes Salah dhe Klopp, Nunez qetëson gjakrat

27/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp u përfshinë në një grindje të furishme verbale pasi Liverpool pranoi një barazim të vonshëm ndaj West Ham të shtunën pasdite.

Liverpool barazoi në transfertë te West Hami me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 35-të të Premier League.

Me këtë barazim, ‘Reds’ thuajse humben të gjitha gjasat për titull kampion, duke qenë se mbesin dy pikë mbrapa Arsenalit me një ndeshje më pak dhe një pikë mbrapa Manchester City me dy ndeshje më pak të luajtura.

Ky barazim nuk u prit aspak mirë te ekipi nga Anfield dhe një moment i ndeshjes i tregon të gjitha. Trajneri Klopp dhe ylli i ekipit, Salah, ishin personazhet e një përplasje të furishme verbale pas golit të barazimit të pranuar në minutën e 77-të.

Salah ishte duke pritur të vija anësore për t’u futur në lojë kur erdhi goli i barazimit dhe kjo çoi në një debat të tij me Klopp.

Ishte uruguaiani Darwin Nunez që duhej të qetësonte gjërat mes Klopp dhe Salah.

Deri tani nuk dihet saktësisht se çfarë u tha mes dyshes, por Salah dukej dukshëm i pakënaqur edhe gjatë nxehmjes, pasi nuk ishte pjesë e formacionit titullar./h.ll/abcnews.al

Next Post

Champions League, PSG-Dortmund/ Më pak bileta për miqtë, gjermanët do të ankohen te UEFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.