Friday, 16. October 2026
Sport

Përplasje me policinë në Lezhë, nxënësit kërkojnë të hyjnë në sheshin para Bashkisë

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë në rrugët e qytetit.

Gazetari Elvis Hila raportoi për RTSH se gjatë protestës, situata është tensionuar, pasi të rinjtë kërkojnë të hyjnë në sheshin para Bashkisë së Lezhës, ndërsa janë përballur me forcat e policisë.

Ndërkohë, në qytet janë dislokuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Policia ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa nxënësit vijojnë protestën.

Teilen: