• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përplasje mes drejtuesve dhe stafit

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Laçi ka përplasje mes drejtuesve dhe stafit të skuadrës. Situata në kampin kurbinas është mjaft e rënduar për shkak të rezultateve negative të siguruara në javët e fundit. Për këtë prej ditësh nuk është zhvilluar asnjë stërvitje për duelin me Dinamon.

Klubi ka mbajtur ditën e djeshme një mbledhje, ku nuk kanë munguar edhe debatet me tone të ashpra mes palëve. Ndërkohë sipas një njoftimi që ka bërë skuadra kurbinase, ditën e sotme do të ketë një tjetër takim mes drejtuesve dhe stafit, ku do të ketë pezullime dhe ndëshkime.

Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet.

Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë.

Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se sfida me Dinamon do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30 në Laç. Duel ky i vlefshëm për javën e 35-të të kampionatit dhe që është e parafundit e Superiores. Aktualisht kurbinasit mbajnë vendin e fundit në klasifikim me vetëm 33 pikë, 3 më pak se Bylisi dhe Tirana.

Next Post

Zbulohet plani, Inter yjesh ndaj gjermanëve. Inzagi u beson besnikëve të tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.