Tuesday, 17. March 2026
Sport

Përplasje mes Milanit dhe Juventusit, Alvaro Morata zgjedh ku do e vazhdojë të ardhmen

GS 09/06/2023 1 Min. Lesezeit

Alvaro Morata u bë papritur një nga emrat më të përfolur të kësaj merkato vere me Juventusin dhe Milanin që u futën në garë me njëri-tjetrin për shërbimet e spanjollit.

morata

Siç bën me dije “Marca”, 30-vjeçari ka zgjedhur që të rinovojë me Atletikon e Madridit.

Ai ka firmosur një kontratë që e mban atë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2026 dhe nuk preferon të rikthehet sërish në Itali.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: