• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përplasjet me Harry Kanen

18/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i përfaqësues angleze, Harry Kane si pas raportimeve të fundit nga “The Athletic” pati një bisedë “të nxehtë” me trajnerin e Anglisë, Garet Sauthgej, para “Euro 2024”.

Kapiteni Kejn dhe shefi Sauthgejt u larguan me medalje nënkampione, pas një humbjeje therëse kundër Spanjës.

Përzgjedhja dhe taktikat e skuadrës së Garet u vunë nën pikëpyetje gjatë gjithë turneut në Gjermani.

Por përpara se të nistë “Euro 2024”, ish-trajneri i Anglisë duhet të reduktonte listën fillestare në 26 emra, ku rezultuan jashtë saj emra me peshë si Xhek Grilish apo Herri Meguair.

Mbrojtësi i Mançester Junajtid ende po vuante nga një dëmtim në kyç, por shpresonte se do të ishte i aftë për fazat e eliminimit. Ndërsa Grilish duroi një sezon të vështirë me Mançester Sitin, pavarësisht se i ndihmoi ata për një titull të tretë radhazi në Premier Ligë. Sipas “The Athletic”, vendimi i marrë nga Sauthgejt për të hequr çiftin me përvojë krijoi pakënaqësi te lojtarët kryesore.

Thuhet se Kejn doli për një shëtitje me trajnerin e përfaqësueses në terrenin stërvitor të Totenhemit para ndeshjeve në Europian. Atje, Herri u “shqetësua” pasi Markus Rashford, Xhordan Henderson, Maguair dhe Grilish u lanë të gjithë jashtë. Sulmuesi i Bajern Mynihut kërkoi përgjigje për të kuptuar më mirë arsyetimin e tij. Reagimi i Garet u pa në “Euro 2024”, duke e zëvendësuar në fazën më delikate të ndeshjes pykën e skuadrës bavareze.

Grilish ishte ende në kampin e Anglisë kur iu tha lajmi dhe gjithashtu u trondit nga vendimi. Më tej shtohet se shokët e skuadrës e kishin vizituar në dhomën e tij të gjumit të kampit për të ngushëlluar yllin e “Qytetarëve”.

Besohet se anëtarët e skuadrës së “Tre Luanëve” mendonin se përvoja e Xhek në ndeshjet dhe momentet e mëdha do të kishte qenë kyçe. Diskutimet aspak miqësore me Xhud Bellingam gjatë turnet i shtoi më shumë dozat e tensionit te 53-vjeçari anglez, i cili kuptoi se nuk kishte më krahë për të vijuar në kombëtaren, e cila na lë të kuptojmë se dorëheqja nuk ishte rastësi.

Next Post

Renditja e FIFA-S, “Euro 2024” nuk ndikon për Shqipërinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.