Saturday, 2. May 2026
Sport

Përse Ronaldo mban gjithmonë manikyr të zi në këmbë?

GS 21/06/2024 1 Min. Lesezeit

Ylli portugez, prej futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, njihet për përkushtimin dhe disiplinën e tij të mprehtë ndaj futbollit. Duke qenë se futbollisti publikon shpesh fotografi nga palestra, fansat kanë vërejtur diçka të çuditshme në postimet e tij.

 

Në postimet  e shumta, ndjekësit kanë komentuar dhe kanë kërkuar të dinë arsyen përse futbollisti i lyen thonjtë e këmbës me manikyr të zi.

Duket se arsyeja lidhet sërish me profesionin e tij por edhe përkushtimin e detajuar të futbollistit. Besohet se ngjyra i shton një shtresë mbrojtëse që ndalon bakteret të hyjnë në lëkurë. Është sugjeruar gjithashtu se ngjyra e bën më të vështirë për thonjtë që të çahen ose ndahen gjatë stërvitjes.

 

Teilen: