• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përsëri dhunë në futbollin e Kosovës, tani kalon te juniorët

02/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Ferizajit U21 ka arritur një fitore me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit U21, në një ndeshje të tensionuar në kampionatin e të rinjve. Por ajo që duhej të ishte një përballje sportive, ka përfunduar me skena të dhunshme pas përfundimit të takimit.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit të Gjilanit, pas fishkëllimës përfundimtare ka shpërthyer një përleshje mes lojtarëve, ku thuhet se është përfshirë edhe kryetrajneri i Ferizajit U21, Fitim Sadriu.

“Pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i vendasve, Fitim Sadriu, ka goditur rëndë futbollistin tonë Tefik Ramadani, ndërsa më pas disa persona nga publiku kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar futbollistët tanë,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Gjilani.

Pamjet dhe detajet e incidentit pritet të shqyrtohen nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila pritet të marrë masa disiplinore ndaj personave të përfshirë, përfshirë trajnerin Sadriu.

Ky incident ka nxitur reagime të ashpra në opinionin sportiv, me thirrje për ndëshkime të rrepta ndaj dhunës në sport dhe për mbrojtjen e integritetit të garës.

Next Post

Kush është Drita? Modelja që po bashkëjeton me Amir Rrahmanin dhe dikur u përfol për lidhje me Endrit Thaçin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.