Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani janë duke folur në konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Rumanisë.
Kosova dhe Rumania do të përballen të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Trajneri francez Giresse ka thënë se përveç Rashanit, në dyshim për ndeshjen kundër Rumanisë është edhe Edon Zhegrova.
“Para kësaj loje kemi dy mungesa. Elbasan Rashani që është larguar nga grumbullimi dhe Edon Zhegrova që ende nuk është rikuperuar dhe nuk dihet deri në fund nëse do mund të luajë”, deklaroi Giresse në konferencë për media, shkruan lajmi.net.
Kosova dhe Rumania janë pjesë e Grupit I të kualifikimeve së bashku me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën./Lajmi.net/