2025-ta ishte një vit për t’u mos harruar për kombëtaren e Kosovës.
Kjo pasi që “Dardanët”, kanë arritur kualifikim në ligën B të “Nations League” si dhe në play-off për Botërorin 2026, ku do të përballen ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.
Në prag të vitit të ri 2026, selektori i Kosovës, Franco Foda ka bërë një urim për festat e fundvitit.
“Uroj të gjithë punonjësit e FFK-së, të gjithë tifozët e ekipit kombëtar, përfaqësuesit e mediave dhe të gjithë popullit të Kosovës për një vit 2026 të mbarë, me shëndet dhe suksese.Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti”, deklaroi Foda.


