Monday, 23. March 2026
Futboll

Përzgjedhësi Franco Foda optimist për ndeshjen kundër Sllovakisë

GS 23/03/2026 3 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës të hënën ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sllovakisë,e vlefshme për fazën e play-off-it për botërorin e vitit 2026.

Foda ka deklaruar se është optimist për takimin kundër sllovakëve duke vlerësuar se nuk është ndeshje e lehtë,por sipas dardanët kanë dëshmuar se dijnë të shënojnë fitore në udhëtim.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, sepse e dimë që Sllovakia ka një ekip shumë të fuqishme, kur e merr topin luan shumë mirë në kundërsulme.

“Kemi besim shumë në kombëtare, kemi treguar se mund të luajmë shumë mirë si mysafir dhe të fitojmë ndeshje. Në këto tre ditë do të përgatitemi intensivisht dhe dëshirojmë të luajmë në finale në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen me Sllovakinë”

Strategu gjerman foli edhe për mungesat e Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut,ku theksoi se mungesa e dyshes është tejet e madhe por se në ndeshjet e kaluara ekipi ka ditur të zëvendësojë

“Sigurisht se mungesat kanë rol të rëndësishëm. Amiri është edhe kapiten përpos në top formë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Leon Avdullahu është strateg i madh, do të na mungojnë por kemi bërë kalkulime dhe do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura”.

“Siç kemi bërë në kualifikuese do t’i gjejmë alternativat dhe lojtarët që kanë zëvendësuar e kanë merituar vendin dhe treguar vetën. Po shpresojmë se do të fitojmë”

Tutje Foda ka folur edhe për ecurinë që po kalon edhe anëtari i gjigantit Juventus Edon Zhegrova ku pranoi se ylli dardan nukl është në formën e kërkaur,por shtoi se prezenca e tij në fushë është e rëndësishme për ndeshjen kundër sllovakëve.

“Sigurisht e kemi një plan të qartë se si do të duket ekipi ndaj Sllovakisë. I kemi shikuar ndeshjet e Sllovakisë. E dimë që Zhegrova nuk e ka pasur shumë të lehtë, por me kualitetin e tij është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk mund t’iu tregojmë se kush do të luaj startues ose sa minuta do të zhvillojë”

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara nisjes në Bratisllavë për ndeshjen kundër Slloavkisë,dhe në rast kalimi në finalen e play-oof-it për botëror do të takohet me fituesin nga ndeshja Turqi-Rumani.

Teilen: