• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përzgjedhësi i Islandës thotë se Kosova ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka folur në konferencë për media në Prishtinë, ku ka shprehur vlerësimin e tij për Kombëtaren e Kosovës.

Megjithatë, ai synon ta nisë aventurën e tij si trajner i Islandës me një fitore. Gunnlaugsson mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij viti dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në krye të ekipit.

“E kam marrë drejtimin e ekipit në janar dhe kjo është ndeshja ime e parë. Jam shumë krenar dhe i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës”, ka thënë Gunnlaugsson.

“Ne presim ndeshje të vështirë ndaj Kosovës, e cila ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë. Nuk mund të isha më i emocionuar se kaq”.

“Është shumë me rëndësi të paraqitemi mirë në ndeshjet si mysafirë. Të luash jashtë shtëpisë është gjithmonë sfiduese. Kosova ka mbështetje të madhe nga tifozët dhe luan në një stadium të madh”.

“Edhe pse ndeshja e parë në Prishtinë nuk do të vendosë gjithçka, ne duhet të sigurojmë një rezultat pozitiv. Fitorja do të më bënte të lumtur, barazimi do të ishte i pranueshëm, por mbi të gjitha dua të shoh një paraqitje të mirë”, ka potencuar më tej Gunnlaugsson.

Në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve, Islanda u rendit në vendin e tretë në grupin e saj në Ligën B, ku garoi përballë Uellsit, Turqisë dhe Malit të Zi.

Ndërkohë, Kosova e mbylli Ligën C si e dyta në grupin e saj. Tani, skuadra që do të dalë më e suksesshme nga këto dy përballje do të luajë në Ligën B sezonin e ardhshëm.

Next Post

ZYRTARE/ Xhekson surprizon me të ardhmen, ish-mesfushori i Egnatias prezantohet te skuadra e…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.