• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përzgjedhësi i Zvicrës, i lë derën hapur Shaqirit

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi Murat Yakin ka thënë se Xherdan Shaqiri e ka të hapur derën për kthim te Zvicra.

Por ka theksuar se vendimi i takon yllit të Baselit.

“U përpoqa ta kontaktoja dje dhe i dërgova një mesazh zanor. E përgëzova për fitimin e kampionatit dhe paraqitjen e tij. Ne e respektuam vendimin e tij për t’u larguar nga përfaqësuesja. Ai e di rolin e tij dhe e luajti mirë në Kampionatin Evropian. Por për mua, dera është ende e hapur. Do ta shqyrtojmë në të ardhmen, por ai duhet të jetë gjithashtu i gatshëm”, ka thënë Yakin në konferencë për media.

Shaqiri ka shpërthyer me gola e asistime këtë sezon, duke e ndihmuar Baselin ta kthejë titullin e kampionit.

Përzgjedhësi Yakin u shpreh i lumtur edhe me kthimin e mesfushorit Ardon Jashari në ekip.

“Kjo u ra dakord me të dhe me menaxhmentin e tij. Ai kishte nevojë për pushim pas transferimit të tij dhe shumë ndeshjeve, gjë që është e kuptueshme. Ndeshjet që luajti ishin të pabesueshme. Ai dha paraqitje të shkëlqyera në nivelin më të lartë. Ai mund të luajë rol të rëndësishëm për ne”, u shpreh ai.

Next Post

​FFK del me njoftim të rëndësishëm para finales Prishtina-Llapi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.